E kontaktoi për intervistë, Skerdi dhe Vesa Ago rrëfejnë si lindi historia e dashurisë mes tyre


E kontaktoi për intervistë, Skerdi dhe Vesa Ago rrëfejnë si lindi historia e dashurisë mes tyre

18:40 19/09/2020

Skerdi dhe Vesa Ago prej 3 vitesh kanë vendosur që të jetojnë bashkë, ku tashmë kanë dhe një djalë të vogël. Këngëtari dhe gazetarja po jetojnë në Kosovë, por tregojnë se njohja e tyre e parë është bërë në rrjetet sociale.

Skerdi para tre vitesh kishte publikuar këngën e tij me Gjikon dhe Vesa i kishte kërkuar një intervistë, që më pas i ndryshoi jetën. Këngëtari pas intervistës ishte interesuar sërish për Vesën, vendosën të dilnin, të dashuroheshin dhe tashmë janë prindër. Ata tregojnë se i kanë bërë gjërat shumë shpejt dhe së shpejti mund të bëjnë dhe dasmë.

Vesa sa e mbështet ti Skerdin në punën e tij, sa e ndihmon?

Shumë, prej fillimit të lidhjes, pasi e kam ditur që puna e Skerdit është shumë e vështirë dhe nuk mundesh t’ia dalësh vetë. Unë mundohem në maksimum ta mbështes edhe pse tani jemi bërë prindër, pasi është dhe lodhja. Por unë mundohem ta mbështes si në tekste si në vijë melodike, i jap ndonjë ide.

Ti duke qenë se je gazetare vetë, je në këtë fushë…

Shumë shpesh, Skerdi më thotë më ndihmo në këtë pjesë, më gjej ndonjë fjalë. Shpesh dhe kombinohemi, por në shumicën e rasteve Skerdi i shkruan vetë tesktet.

Ti je gazetare e shoëbizzit?

Po.

E njeh mirë tregun dhe këto bashkëpunimet?

Po, e kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe bashkëpunojmë mirë të paktën në profesion.

Si jeni njohur ju të dy, si ka ndodhur njohja juaj?

Vesa: Ka ndodhur në rrjetet sociale.

Skerdi: Jemi njohur me atë që ka pushtuar botën.

Në Facebook?

Vesa: Në Instagram. Ka nisur për një punë se unë isha gazetare dhe unë doja një intervistë me Skerdin se sa kishte nxjerrë këngën me Gjikon. Ishte këngë shumë e mirë dhe një hit shumë i madh. Unë doja një intervistë të shkurtër me Skerdin, por tani doli në një tjetër kahje.

Skerdi: Pastaj Rudinë, shok, shok…

Si ishte puna e intervistës?

Skerdi pranoi intervistë me mua, që unë të shkruaja më pas një lajm. Edhe pastaj filloi Skerdi filloi me pyetjet si jam, ca ka të reja dhe deri në momentin që kemi dalë kemi njohur njëri-tjetrin pak më mirë dhe ja ku jemi sot. I kemi bërë gjërat shumë shpejt.

Sa kohë keni që jeni bashkë?

3 vite e 1 muaj.

Për tre vite, ju jeni njohur, jeni dashuruar dhe keni vendosur që të jetoni bashkë dhe keni bërë dhe një djalë. Po dasmë do bëni, keni në plan?

Vesa: Nuk e dimë, për shkak të familjeve pasi Skerdi është djal i vetëm.

Skerdi: Familja ma ka kërkuar që ta bëjë. Unë nuk është se kam qejf./tvklan.al





Të ngjashme