Një rast shfrytëzimi prostitucioni është zbuluar në Rrogozhinë. Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Sunset” kanë rënë në pranga dy vëllezërit, Fatmir. H dhe Shkëndi. H, të cilët e kishin përshtatur hotelin e tyre për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë arrestuar edhe dy shtetase të cilat ushtronin veprimtarinë e paligjshme në këtë hotel. 

“U arrestuan në flagrancë shtetasit: F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim;  Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni””, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia ka sekuestruar hotelin në pronësi të 2 vëllezërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Durrës/Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, u finalizua operacioni i koduar “Sunset”.  

Kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).    

Vihen në pranga edhe 2 shtetase që ushtronin prostitucionin në këtë hotel. 

Sekuestrohen hoteli në pronësi 2 vëllëzërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, më metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Sunset”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:     

F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim;  

Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit F. H. dhe Sh. H. kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


/tvklan.al