Drama teatrore është mirëpritur nga publiku durrsak

Drama teatrore “E kuqe”, me dy personazhe të krijimtarisë së John Logan, nën regjinë e Altin Bashës dhe interpretimin e aktorëve Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj, ka debutuar në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Kjo shfaqje përcjell mesazhe të forta, nxitëse për reflektim mbi vlerat e vërteta të artit dhe realitetit.

Fokusi i dramës është piktori Mark Rothko, i cili gjatë viteve 1958-1959 në studion e tij në Nju Jork, është thirrur të krijojë murale për një restorant të njohur.

Ndërsa ngjarjet zhvillohen, dilemat e mëdhaja të artistit dhe ndryshimet ndërmjet brezave bëhen thelbësore.

“Ka një zgjim të vëmëndjes shumë të madhe botërore për Mark Rothko. Një përsonalitet i jashtëzakonshëm një artist shumë dimensional, dhe kjo vepër i flet publikut shqiptar si një mesazh shumë i fortë për të kthyer sytë nga arti, për të kthyer sytë nga vlerat, nga gjërat që kanë vlerë.”

Drama ngre pyetje të rëndësishme rreth artit të sotëm, që duket se nuk i flet kujtdo, por që vjen më aktuale se kurrë.

“Roli i Kenit ose Keni si personazh ka një të kalur shumë të dhimbshme. Prindërit e tij nuk jetojnë më dhe dukë u përballur me ‘të kuqen’ dhe ‘të bardhën’ bëhet një lojë ngjyrash dhe lojë fjalësh e ndjenjash shumë e bukur mes dy personazheve.”

Shfaqja shquhet për aftësinë e të krijuarit një atmosferë unike dhe një heshtje mahnitëse në sallë. Drama teatrore “E kuqe” u prit mjaft mirë nga publiku durrsak.

Klan News