Drama teatrore mirëpritet nga publiku
“E kuqe”, kështu titullohet drama e cila u ngjit mbrëmjen e së shtunës në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës. Vepra e John Logan erdhi për publikun artdashës nën regjinë e Altin Bashës dhe interpretimin e aktorëve Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj.
Fokusi i dramës është piktori Mark Rothko, dilemat e mëdha të artistit dhe ndryshimet ndërmjet brezave që bëhen thelbësore.
Drama ngre pyetje të rëndësishme rreth artit të sotëm, që duket se nuk i flet kujtdo, por që vjen më aktuale se kurrë.
Drama teatrore “E kuqe”, shquhet për aftësinë e saj për të krijuar një atmosferë të thellë dhe një heshtjeje mahnitëse në sallë, e cila u prit mjaft mirë nga publiku durrsak.
Tv Klan