Pranvera, një telefonuese nga Korça shprehet në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se nënat që braktisin fëmijët nuk duhen paragjykuar. Nisur nga rasti tronditës i javës së shkuar, ajo thotë se ka arsye të ndryshme që i detyrojnë të ndërmarrin veprime të tilla.
Pranvera ka punuar në Shtëpinë e Fëmijës dhe kujton rastet kur nënat detyroheshin t’i linin fëmijët e tyre me një dhimbje shumë të madhe.
Pranvera: Çdo nënë është e dhimbsur për fëmijën dhe ka një shkak.
Aldo: Por është një veprim ekstrem.
Pranvera: Ka justifikim që mund ta braktisë atë fëmijë.
Aldo: Pra mund të ketë justifikim thua ti?
Pranvera: Po, nuk duhet ta paragjykojmë. Nëna është e dhimbsur. Unë e kam diskutuar edhe njëherë me ju se kam punuar në befotrof, në Shtëpinë e Fëmijës dhe kishte shkaqe nga më të ndryshmet që detyroheshin nënat t’i braktisnin fëmijët, që qanin, ulërinin kur largoheshin.
Aldo: Pra ti thua që me avash kryqëzimin e mamave në këtë rast.
Pranvera: Nuk duhet… ato ishin mosha të vogla, ishte një shurdhmemece.
Aldo: Në rastin konkret, me rastin që ndodhi tani afër, e ke dëgjuar besoj që njerëzit çfarë nuk thanë.
Pranvera: Po, po shumë keq, më vjen shumë keq që paragjykojnë. Vajti në bodrum që të mos e merrnin vesh. Tani asaj le fëmija iku, por iu lexua dhe iu tha edhe emri. Gjynah ishte edhe për atë. Nuk duhet t’i paragjykojmë. Janë kushtet e atilla që i detyrojnë. Akoma edhe sot është opinioni./tvklan.al