Protestat masive që kanë shpërthyer në Francë muajin e fundit përveç qytetarëve kanë bërë bashkë edhe të majtën, e cila planifikon një aksion parlamentar kundër qeverisë së Edouard Philippe.

Deputetët e Partisë Socialiste, asaj komuniste dhe France Insoumise, depozituan një mocion mosbesimi kundër qeverisë të cilën e fajëson për keqmenaxhim të krizës së përhapur në vend, pas protestave të “jelekëve të verdhë”. Mocioni pritet të votohe të enjten në parlament.

Pavarësisht bashkimit të forcave, lëvizja kundër kabinetit të Edouard Philippe nuk ka gjasa të marrë shumicën. Opozitarët e djathtë të “Les Républicains” refuzuan të mbështesin votën. Pa mbështetje në krahun tjetër, të majtët arrijnë të mbledhin vetëm 62 vota në parlamentin me 577 deputetë.

Megjithatë nisma është një shenjë e qartë se pakënaqësia sa vjen e rritet kundër qeverisë dhe politikave të presidentit Emmanuel Macron.

Franca shquhet si një vend ku respektohet mandati i plotë i një shumice. Nga viti 1958, më shumë se 100 mocione mosbesimi janë dërguar në parlament, por vetëm 1 ka arritur të marrë shumicën në 1962-shin, duke rrëzuar qeverinë e George Pompidou.

Tv Klan