Dy punonjësit e policisë private që shoqëronin makinën që u grabit mbrëmjen e së premtes në Shkozet, janë vënë në pranga. Fejzi Saka dhe Astrit Gjata, të dy me banim në Durrës, u arrestuan pasi dyshohet se nuk kanë vepruar në momentin që makina që trasportonte lekët e Drejtorisë Rajonale të Patentave u sulmua nga 3 persona të maskuar dhe të armatosur.

Të arrestuarit kanë deklaruar përballë uniformave blu se, nuk kanë njohur asnjë nga autorët pasi ata kanë qenë të maskuar. Grabitja ka ndodhur rreth orës 16:50 të së premtes në zonën e Shkozetit.

Tre autorët të armatosur dhe të maskuar pasi neutralizuan rojet e kompanisë private të shoqërimit kanë mundur të marrin edhe shumën prej 7.5 milionë Lekësh të reja dhe u larguan me një automjet pa lënë gjurmë. Ende nuk ka rënë në pranga ndonjë nga autorët e dyshuar, ndërsa policia njoftoi se po punon për kapjen e tyre.

Tv Klan