Një 22 vjeçar nga Librazhdi është arrestuar pasi i ka marrë përmes mashtrimit 500. 000 lekë një shtetaseje. Në pranga ka rënë A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Spathar të këtij qyteti.

Ndërkohë në Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë tre të rinj, të cilën kanë vjedhur një automjet.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit L. B., 25 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, F. J., 27 vjeç dhe A. Zh., 20 vjeç,  banues në Cërrik.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin tip “Golf 4″ në pronësi të shtetasit D.Gj., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /tvklan.al