E mban në punë dhe s’i jep rrogën, ekonomistja: Mori pagën e luftës, ishte në provë


E mban në punë dhe s’i jep rrogën, ekonomistja: Mori pagën e luftës, ishte në provë

21:26 17/09/2020

Iris Qerana është një qytetar që punon fshatin Pezë Helmes, i cili i është drejtuar emisionit Stop për një problem që ka me kompaninë ku punon. Qerana rezulton i punësuar në një punishte alumini, por për shkak të izolimit nga pandemia, në muajin mars ka qëndruar në shtëpi.

Në muajin Prill është thirrur të shkojë në punë dhe ka punuar deri në 20 maj. Për gjithë këtë kohë është paguar vetëm 124 mijë lekë të vjetra, pasi pronari i ka quajtur rrogë edhe pagën e luftës të ofruar nga shteti.

Pas denoncimit të këtij rasti, gazetarja e emisionit “Stop” ka kontaktuar me një administrator të kësaj punishteje, por ai pretendon, se Irisi nuk ka qenë punonjës i tij.

Gazetarja: Administrator unë jam këtu tek “Dashi Alumin”, jam Domenika gazetare e “Stop-it”, nuk e di nëse jeni në dijeni për problemin e Iris Qeranës.

Administrator: Po, po! Nuk e di, është marrë ekonomisti.

Gazetarja: Ku mund ta gjej ekonomistin, se pse e ka paguar ashtu siç e ka paguar?

Administratori: Do të flas dhe do të them.

Gazetarja: Jam në Pezë Helmes dhe këtu nuk ka njëri përveç të një vajze.

Administratori: Kë kërkon ti, se nuk të kuptova?

Gazetarja: Unë kërkoj dikë që të më shpjegoj, si është paguar në këtë mënyrë Zoti Qerana?

Administratori: Po ka një ekonomiste ka dhe administratore, unë s’jam.

Gazetarja: Unë e di që ju jeni administratori.

Vetë punëtori Iris Qerana shprehet se zotëria në fjalë i është prezantuar si administrator dhe e ka udhëzuar për punën që ka bërë gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e kompanisë. Pasi në pikën e parë të punishtes nuk kishte njeri, gazetarja e “Stop” shkoi në një pikë tjetër ku gjen dhe administratorin me të cilin foli në telefon.  

Gazetarja: Më fike telefonin, unë jam Domenika, që të mora në telefon. Si je?

Administratori:Djali s’është, s’ka qenë punëtori im.

Gazetarja: S’ka qenë punëtori juaj? Fare, fare?

Administratori: Jo, jo.

Gazetarja: Kush qëndron këtu përgjegjës, sepse djali ka qenë në punë këtu në prill-maj.

Administratori: Ka qenë këtu?

Gazetarja: Po!

Administratori: Okej! Do flasim! Po ka qenë këtu, do flasim me përgjegjësin.

Gazetarja:Po kush është pra?

Administratori: Po s’është pra, s’ka njeri këtu, s’e shef, që është mbyll? Kur të vijë, të them. Atje ku ishe ti, s’jam unë administrator. Jam këtu.

Gazetarja: Shumë mire!

Më pas emisioni “Stop” gjeti dhe ekonomisten e firmës, e cila shprehet se Irisi ka qenë në provë dhe është paguar me 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Gazetarja: Sa ka qenë pagesa e Irisit?

Ekonomistja: 260 mijë lekë, Irisi ka qenë në provë, sepse Irisi ka filluar në mars. Djali është siguruar me datën 10 mars dhe ka përfunduar me datën 20.

Gazetarja: Shteti ka dhënë një pagë lufte, për ndihmuar qytetarët në këtë situatë.

Ekonomistja: Pse shteti ndihmoi pikërisht bizneset e mëdha dhe nuk shkoi në një gjendje civile për t’i dhënë këtë pagë të gjithë popullsisë?

Gazetarja: Nuk ka ndihmuar bizneset…, i keni llogaritur pagën e shtetit, si pagesë tuajën.

Ekonomistja: Atëherë Irisi nuk ka ardhur në prill, ne nuk kemi patur punë në prill, ça do i jepja unë në prill? Faleminderit shtetit, që i ka dhënë pagesën…

Gazetarja: Kjo është ajo, që thoni sot, ndërkohë në prill keni punuar. Në prill-maj keni punuar.

Ekonomistja: Në maj është paguar Irisi. I ka lekët në bankë./tvklan.al



Të ngjashme