Deklarata e madhe e dashurisë nga volejbollistja dhe modelja për Erion Zeqiraj

Volejbollistja dhe modelja Blerta Ligaj bëri një deklaratë të madhe dashurie për volejbollistin dhe prezantuesin Erion Zeqiraj, këtë të hënë në emisionin “Rudina”, Tv Klan.

Ligaj tha se shumë shpejt beson se do të jetë pjesë e disa projekteve të modelingut jashtë vendit, në Turqi, ku po ashtu shpreson të aktivizohet edhe si volejbolliste.

Rudina: Po Erionin ku do ta lësh?

Blerta Ligaj: Me vete.

Rudina: U surprizova tani që mora vesh se ishit bashkë.

Blerta Ligaj: Po, u bë gati një vit që jemi bashkë. Është njeriu më i mirë i jetës sime dhe e mbylla jetën time me Erionin. Mendoj se çdo gjë do të kalojë mirë, sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Fillimi ka qenë shumë i mbarë dhe besoj se do të vazhdojë kështu.

Rudina: Herës tjetër unë jua dua të dyve në studio. Erionin e përshëndesim nga programi, herën tjetër ju dua këtu të na rrëfeni historinë tuaj të dashurisë.

Blerta Ligaj: Patjetër.  

Rudina: Jeni çift shumë i bukur të dy dhe kam përshtypjen se do të jetë një histori shumë e bukur. Edhe ai volejbollist, besoj volejbolli do të jetë një ndër arsyet që ju ka lidhur më shumë. Fillimisht mund të jetë bërë shkak?

Blerta Ligaj: Po, fillimisht unë luaja me Vlorën, por duke qenë se nisa studimet bëja stërvitjen tek Tirana, ku edhe Erioni është pjesë e ekipit të Tiranës. Erioni ka rreth 3 vite që më shikonte aty, por nuk është se kam dashur të lidhesha apo të njihja dikë, duke qenë se kam qenë e fokusuar tek volejbolli dhe modelingu. Ka 1 vit që fillova t’i kushtohesha edhe Erionit. /tvklan.al