“Love Island Albania” ka përfunduar dhe u mbyll më së miri me triumfin e dashurisë së Uedës dhe Arlindit. Pasi fituan çmimin e madh, çifti ka një tjetër surprizë, të cilën e kanë konfirmuar vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale.

Emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka udhëtuar në Gjermani, ku çifti ka nisur jetën e tyre të re dhe presin të bekohen me një fëmijë. Ata na treguan më tepër rreth shtatzënisë dhe nëse ishte e planifikuar ose jo. Gjithashtu, Ueda rrëfen edhe një histori “qesharake’’ se si e mësuan lajmin e ëmbël.


Orinda Huta: Shtatzënia, ishte e planifikuar apo jo?

Ueda: Me të thënë që ishte e planifikuar tamam, është e vështirë, po ne jemi të rritur, dimë çfarë jemi duke bërë. Na ka ardhur më shumë si një gjë që kemi dashur.

Orinda Huta: Okej, ishte e planifikuar.

Ueda: Po, ishte në një farë forme, edhe pse ndodhi shpejt. Por jo, ishte me thënë të drejtën.

Orinda Huta: Dhe momentin kur e morët vesh, më tregoni pak për atë.

Ueda: Okej, është një histori pak qesharake, pak funny (për të qeshur), sepse unë kur bëra testin, ishte në gjermanisht fleta edhe nuk dija sesi ta lexoja. Ai ishte pozitiv. Edhe vetëm kur e bëra, erdha poshtë, Lindi thotë: “Hë si doli?” I thashë: “Jo, më duket se jo, por nuk e kuptoj se kam gjithë këto simptoma”. U çudita sepse i thashë që isha 100 për qind e sigurt që isha. Edhe u mërzita pak. Hëngrëm bukë, edhe s’e di, isha shumë e çuditur. Kur kemi ikur lart dhe Lindi ka parë (fletën), tha: “O Ued është pozitiv”. /tvklan.al