Abuzimi seksual përgjatë 1 viti e gjysmë i një 16-vjeçareje, ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë.

Historia makabër ndodhi në Drenas, ku e mitura u përdor si skllave seksi nga Veseli. Adoleshentja  shkoi në polici të denonconte abuzimin seksual nga profesori i saj, por aty ku priste shpëtimin, ra në duart e monstrës që e abuzoi me të për më shumë se 1 vit me radhë. Pak kohë më parë vajza mbeti edhe shtatzënë, por përdhunuesi e detyroi të abortonte.

Policia arrestoi 50-vjeçarin, i cili vetëm pak javë më parë kishte marrë certifikatë lavdërimi për punë të mirë nga kolegët. Prokuroria e Prishtinës kërkoi për të masën e paraburgimit.

Të indinjuar nga kjo ngjarje, dhjetra të rinj pjesëtarë të grupimeve për të drejtat e njeriut  e qytetarë të tjerë, protestuan paraditen e kësaj të enjteje në Prishtinë, përballë komisariatit të policisë.

Protestuesit kërkuan burgosjen e oficerit të lartë të policisë, 50-vjeçarit Vesel Veseli si dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Tv Klan