Xhumaje Hasa nga Kamza tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitet 1979 deri në 1991 ka punuar në kooperative bujqësore në Bovillë ku i del mbiemri Jahi, pasi fisi i burrit të saj njiheshin me këtë mbiemër. Por në letra mbiemri ishte Hasa.

Këtë fakt e pohon edhe ish-brigadieri Xhemal Lila, i cili tha se zonja ka punuar bashkë me të në kooperativë dhe në të vërtetë ata njiheshin me 2 mbiemra.

Për shkak të këtij problemi, “Stop” ndërhyn dhe zonja merr një përgjigje shteruese nga 2 komisionet për ndryshimet në ligjin e pensioneve për periudhën para ’94-ës e në këtë mënyrë, ajo duhet të bëjë procedurat për të përfituar kontributin e pleqërisë/tvklan.al