Një 41-vjeçar që udhëtonte me makinë i ndaluar për kontroll në Lezhë, u ka drejtuar armën policëve me qëllim që të largohej.

Sjellja e Luan Z. ngjalli dyshime tek punonjësit e policisë dhe i bënë të ditur se do të kontrollohej fizikisht si dhe automjeti. Por në këtë moment 41-vjeçari nxorri pistoletën dhe ua drejtoi policëve me qëllim që të largohej dhe të shmangte arrestimin. 

Por ndërhyrja e bluve bëri të mundur neutralizimin e tij. 41-vjeçari Luan Z. iu nënshtrua alkooltestit dhe rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur në masën 1.395 mg/l. Ai u arrestua në flagrancë për akuzat e armëmbajtje pa leje, kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Policia sekuestroi edhe pistoletën me fishekë në fole, e gatshme për qitje.  /tvklan.al