Mes të arrestuarve edhe një vajzë 23-vjeçare

Tre persona janë arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë të koduar “Lin” në Pogradec. 14.3 kg kanabis u sekuestruan. Në pranga ranë Angjel Prifti, Erando Çota dhe Esmeralda Hidri. Të tre këta persona transportonin lëndën narkotike me një automjet tip Ford.

Makina drejtohej nga 23-vjeçarja Esmeralda Hidri, ndërsa Angjel Prifti 42 vjeç dhe Erando Çota 22 vjeç ishin pasagjerë në mjet.

Në momentin që forcat policore i bën shenjë automjetit që të ndalonte, 42-vjeçari Prifti tentoi të arratisej dhe u hodh në liqen. Më pas u kap dhe u arrestua nga policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. /tvklan.al