Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura, e cila me zërin e saj ka bërë për vete publikun. Bëhet fjalë për Venera Lumanin. Prej kohësh ajo është fejuar me këngëtarin Lindi Islami, por edhe pse të dy kanë ruajtur me fanatizëm jetën e tyre private, propozimi për martesë i Lindit për të, bëri bujë në mediat rozë.

Vetëm një ditë më parë, Lumani mori pjesë për herë të parë në një event me fustane nusërie dhe siç tregon ajo kishte përjetuar emocione të forta, ndryshe nga ato të skenës. Gjatë një interviste të saj për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, ishte gazetari Eni Shehu ai që zbuloi se këngëtarja e kishte ngatërruar me të fejuarin e saj dhe gjatë sfilatës e kishte puthur disa herë nga larg duke menduar se ishte Lindi.

Venera Lumani: Ishte hera e parë për mua. Unë kam emocione kur këndoj, por nuk kisha përjetuar asnjëherë emocione kaq të forta në skenë.

Eni Shehu: Venera më puthi mua në vend të Lindit…

Venera Lumani: Mendova se ishte Lindi. (qesh)

Eni Shehu: E kam edhe me video…

Venera Lumani: Unë nuk e kam shikimin shumë të pastër dhe ato puthje që i kam dhënë i kam bërë duke menduar për Lindin./tvklan.al