Shumë artistë shqiptarë bëhen nostalgjikë dhe shpeshherë ndajnë foto nga fëmijëria me ndjekësit e tyre duke treguar se si ata dukeshin vite më parë.

Së fundmi të njëjtën gjë ka bërë dhe producenti i njohur Turjan Hysko, i cili shumë shpejt do bëhet prind së bashku me moderatoren Orinda Huta.

Ai ka publikuar një foto bardhezi kur ishte një fëmijë dhe nga veshja vëmë re që ka qenë stina e dimrit.

 “Vizionar”, ka shkruar Hysko në mbishkrimin e fotos.

/tvklan.al