Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve që thonë se “e nxorre serbin në det”, duke ju referuar lehtësirave që mundëson Shengeni Ballkanik për daljen në Portin e Durrësit të vendeve të rajonit.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes tij dhe homologut kosovar Avdullah Hoti pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, Rama u përgjigj ironikisht për këto akuza.

Thonë e nxorre serbin në det. Me çfarë e nxorra? Me kuaj? Me shpata? Me se? Deti është i shqiptarëve, nuk është i serbëve. Ne të bëjmë një port të përbashkët e të themi nuk pranojmë mallra të të tjerëve sepse këto mallra i konsiderojmë me covid patriotik? Çmenduri, shpresoj shumë që kësaj çmendurie t’i ketë ardhur fundi. Sepse po të shohësh këtë proces, të kujtohet At Gjergj Fishta: ‘Si janë shqiptarët? Siç i do armiku’.

/tvklan.al