Tema e kësaj të shtune në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kishte të bënte me udhëtimet e dimrit me familjen.

Gjatë programit, të ftuarit iu përgjigjën edhe disa pyetjeve pikante të cilat ishin vendosur nëpër gogla. Blogeres, Edlina Losha, i qëlloi një pyetje vërtetë interesante: “Vetëm për të bërë një foto të bukur për Instagram, a i ke sfiduar ndonjëherë temperaturat e ulëta?

Përgjigja e saj do t’ju habisë.


Edlina Losha: Po! Çfarë kam bërë? Në Antarktidë ishte një… tek anija jonë, akullthyese, duhet ta themi, ishte një sfidë që jo të tërë ata që ishin në anije mund të merrnin pjesë. Gjithsej 130 veta ishim. Që mund të zhvisheshim me rroba banje dhe mund të hidheshe në ujin e Antarktidës, në – 1 gradë dhe uji… domethënë, atmosfera ishte -1 gradë dhe uji mund të ishte, ku di unë, 0 dhe ai një minus, diçka e tillë. Dhe u hodha për një foto në Instagram.

Rudina Magjistari: Vetëm për një foto, i meriton duartrokitjet.

Helidon Haliti: Po mendo të ishte video, ç’do ndodhte.

Rudina Magjistari: Sfidë e madhe, sfidë e madhe.

Edlina Losha: Ishte dhe video, se në fund ata të bënin një video përmbledhëse. /tvklan.al