Pjesa e parë – Për kë vijnë 4 djem në Love Story? Si reagon Anxhi për Jonny-n në takim me vajzën e re?

Pjesa e dytë – Dea nuse kosove? Si e shikon Lili-Kristin me vajzën e re Marinelën në Love Story?

Pjesa e tretë – Surprizë në Love Story! Andi zgjedh një vajzë për t’u takuar jashtë, ndërsa fronistët të preferuarit

Dy djem nga Greqia dhe dy futbollistë, njihuni me hyrjet e reja në Love Story

Mbrëmjen e sotme në spektaklin e Love Story, janë prezantuar 4 djemtë e rinj, të cilët kanë ardhur në program për të gjetur dashurinë.

I pari që zbriti nga shkallët ishte Marjus Papa, i cili ka jetuar në Rodos në Greqi dhe tani është kthyer në Shqipëri ku drejton një nga restorantet në Tiranë

Unë jam Marjusi dhe kam ardhur vetëm për Dean. Shpresoj që bashkë të krijojmë një histori dashurie shumë të bukur”, tha ai pasi hyri në studio.

Djali i dytë ishte Xhuljano Bako, ai vijon të ndajë jetën mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Kam ardhur posaçërisht për Danielën në emision. Shpresoj që të kem një takim me ty dhe shpresoj të kurorëzohet”, tha ai.

Leotrim Shupa, ishte djali i tretë që u prezantua. Ai ka ardhur nga Prishtina dhe jeton në Paris dhe është futbollist.

Kam ardhur këtu për Dean. Je shumë e mrekullueshme, ke pasur disa takime me Albionin dhe do e provosh një prishtinali nga Parisi”, tha ai për Dean.

I katërti që iu bashkua programit ishte Klosait Abrami, i cili është futbollist me ekipin e Tepelenës. “Kam ardhur këtu për Danielën. Je shumë e bukur, kam ardhur këtu vetëm për ty pasi je një engjëll i vërtetë”, ishin këto fjalët që Klosaiti tha për Danielën.

Nëse do të zgjidhte mes dy fronisteve, cilën do të refuzonte Algerti?

Këtë të hënë në “Love Story” Daniela dhe Algerti janë takuar për herë të parë.

Algerti: Cila ishte arsyeja që më zgjodhe në takim?

Daniela: Unë me të vërtetë thashë do të hedh kthetrat, por unë po hedh lule...

Algerti ka qenë më shumë i fokusuar tek Dea, ndërsa Daniela duket se nuk e ka parë Algertin e heshtur.

Algerti: A do të jetë e vështirë ta gjesh në Love Story dashurinë tënde?

Daniela: Mos në një mënyrë në një tjetër shpresoj shumë që të jetë dikush aty që të më hapi zemrën siç dua unë.

Nëse në një moment Algerti do të detyrohej të zgjidhte mes dy fronisteve, cilën do refuzonte ai?

Daniela: Nëse unë edhe Dea të zgjedhim paralel, kë do kishe preferuarin?

Algerti: Algerti është i fokusuar tek ajo vajzë që fokusohet tek Algerti.

Daniela: Do e refuzoje trëndafilin tim?

Algerti: S’do e refuzoja trëndafilin tënd dhe të askujt nëse ai trëndafil është me sinqeritet... 

“U kënaqa se je shumë e lirshme”, takimi Xhoni-Romina shkon më së miri

Xhoni në spektaklin e javës së kaluar në Love Story vendosi që trëndafili i tij të shkonte për vajzën e re, Rominën. Por në nisje të takimit të tyre, pati një sqarim lidhur me deklaratat që kanë bërë për njëri-tjetrin para se të njiheshin.

E teksa refuzuan që të flisnin për njëri-tjetri Xhoni kërkoi të njihte më shumë Rominën.

Xhoni: Kam unë një pyetje për ty.

Romina: Dy.

Xhoni: Çfarë po kërkon këtu.

Romina: Kërkoj të gjej atë që nuk e kam gjetur jashtë. Shpresoj që ta gjej këtu brenda. Shpresoj a gjej se parandjenjat e mia nuk gabojnë.

Xhoni: Unë e bëra hapin e parë.

Romina: Hapin e parë e bëra unë.

Pas kësaj bisede dyshja ka shijuar liqenin e Tiranës, duke u zbavitur në ambiente të ndryshme rreth tij.

Xhoni: U kënaqa se je shumë e lirshme.

Romina: E shikon pra që ke pasur përshtypjen e gabuar.

***

Xhoni: Kur the ‘erdha për Xhonin’ unë në fakt nuk e besova. Sepse ti për njërin do thuash ke ardhur në fund fare, unë mendoja që ka ardhur për një interes. Por tani që jam këtu me ty, dukesh që nuk e jep veten por sa të njoh. Je shumë e vërtetë dhe po më habit.

Romina: Unë jam shumë selektiv, nuk mund të jem me një person tjetër. Unë i bëj gjërat se i ndjej.

Pas këtyre bisedave fronisti dhe konkurrentja u treguan shumë të afër me njëri-tjetrin, por sërish Xhoni nuk arriti që t’i rrëmbente një puthje.

“Nuk duhet t’i japësh asnjë mundësi Xhonit”, Bleona këshillon publikisht Anxhin

Marrëdhënia mes Anxhit dhe Bleonës duket se është krisur. Mbrëmjen e sotme në “Love Story” opinionistët e formatit të dashurisë e kanë komentuar këtë raport të dyshes.

Bleona: Unë jam me Anxhin, ka një fëmijë. Ka nevojë për siguri. Ajo nuk mund të marrë një mundësi dhe t’i japë një shans të dytë dikujt që bën të njëjtën gjë me çdo vajzë. Anxhi, ti nuk duhet t’i japësh asnjë mundësi këtij personi. Aq sa dhemb është më mirë të presi tani se sa ta bëjë këtë dhimbje reale. Dashuria është një rrugë me dy korsi.

Xhoni: Ashtu si flet ti i bie që nuk kam bërë pjesën time.

Bleona: Ti je në rregull, ku të gjesh shesh, bëj përshesh. Unë jam feministe dhe sigurisht duhet t’i mbështes femrat, ajo ka një eksperiencë të mëparshme dhe nuk do ta përsërisë. Si mund të bësh të njëjtën gjë me të gjitha femrat?!

Xhoni: Jam shumë fizik.

Bleona: Je si një kukull me krudisje.

Jerina Lalaj: Do t’i përjetojë gjërat me të parën. Anxhi është shumë e qetë. Ti je një djalë shumë i gëzuar, ka një limit për ta pranuar të duhurën.

Robert Aliaj Dragot: Zhgënjimi i parë është fatal në një marrëdhënie dashurie dhe kam një këshillë për të gjithë: Çështja e gabimit është çështje modeli, përsëritet në çdo moment të jetës. Ajo çfarë më pengon me Xhonin, është një lojë sinqeriteti dhe nuk është sinqeritet. Dua të them që të luash me sinqeritetin, është e tepruar. Merr pak kohë, medito. Mos thuaj më jam i sinqertë se vetëm sinqeritet nuk është.

Takimi Xhoni-Romina, Anxhi e zhgënjyer: Ato që ka bërë me mua, i bërë dhe me…

Marrëdhënia e krijuar mes Xhonit dhe Anxhit duket se është krisur dhe është drejt fundit. Pas takimit të fronistit me Rominën, Anxhi është shprehur e revoltuar dhe ishte zhgënjyer prej tij.

Por Xhoni tha se në takim me konkurrentet e re kishte kaluar shumë bukur dhe ishte kënaqur me të.

Anxhi: Mendoj se deri diku kam pasur të drejtë, që nuk kam pasur siguri tek Xhoni. Ka bërë të njëjtat gjëra që ka bërë në takim me mua.

Xhoni: Po e kishe qejf një njeri do ngrohesh me atë njeri.

Anxhi: Pse me të gjitha njësoj ngrohesh ti?

Xhoni: Atë që kam dhuruar ty nuk ia kam bërë asnjë vajzë tjetër. Kam pasur shumë respekt dhe akoma e kam. Unë nuk kam qenë në të njëjtën romancë si me ty dhe me Rominën.

Anxhi: Mua më pyetën për të dhënë mendimin tim dhe unë dhashë mendimin timin. Je sjellë njësoj.

Alketa Vejsiu –Anxhit: Vazhdon të jesh e interesuar njësoj për Xhonin

Anxhi: Unë po vazhdoj të jem e interesuar njësoj.

Xhoni: Por unë mendoj se nuk je njësoj, pasi me çfarë po thua duket që je ndryshe.

Albioni-Deas: Të kam marrë nuse në Kosovë

Albioni dhe Dea kanë shprehur të dy vazhdimisht pëlqimin për njëri-tjetrin dhe kanë dalë në disa takime.

Sot Albioni e ka marrë Dean në vendlindjen e tij, në Kosovë ata kanë vizituar Prizrenin dhe Brezovicën.

Dea: Shumë faleminderit që më solle në Kosovë.

Albion: Doja shumë të sillja në Kosovë, në Brezovicë. Ti ke ardhur këtu po nuk e di si kthehesh.

Dea: Siç kam ardhur ashtu dhe do kthehem.

Albion: Jo, sepse e kam ndarë mendjen me të çuar nuse në Kosovë.

Pas skive në Brezovicë, të dy kanë shkuar drejt qytetit të dashurisë, Prizrenit.

Dea: Më ke sjell në Prizren, qytetin e dashurisë për të më shprehur dashurinë…

Albion: Fiks, nuk dija si ta shprehja me fjalë. Dashninë, çfarë ndjej për ty.

Dea: Nuk mendoj se je i dashuruar me mua. Jam akoma e pavendosur.

Albion: Jam shumë i fokusuar tek ti… 

“Je si një kupë fertiliteti”, Kristi dhe Marinela shkëmbejnë puthje pasionante në takimin e parë

Kristi dhe Marinela zhvilluan takimin e parë në “Love Story” që u transmetua në spektaklin e mbrëmjes së sotme, ku u vu re një afrimitet mjaft i madh mes tyre dhe madje pati shkëmbim puthjeje në buzë.

Kristi: Marinela pse më solle këtu?

Marinela: Unë të kam sjellë ty në vendin më të bukur sepse në këtë ambient unë kam qëndruar në këto vite shumë orë. Këtu kam përjetuar shumë emocione.

Kristi: Ke bërë shumë mirë. Këtu nuk matet fuqia?

Marinela: Këtu matet kardio, sa rezistent je në kardio.

Kristi: Më thuaj ndonjë gjë tjetër, pse u fute në “Love Story” për mua?

Marinela: Kam qenë shumë kohë vetëm, për shembull të ulesha në kafe me një mashkull, më dukej se do të më shikonin të gjithë mua. Kam pasur shumë komplekse.

Kristi: Nuk dukesh si e kompleksuar…

Marinela: Këtu ku jam në dance jam shumë e lirshme… kërcej dhe jam vetëm me femra këtu, kurse kur përballem vetëm me një mashkull, aty…

Kristi: Aty fillon?

Marinela: Po, sepse nuk dua që të gaboj.

Kristi: Eksitimi që kam vjen nga fakti që bën ushtrimet e kërcimit… Si mendon ti?  

Marinela: Nuk kam asnjë mendim tani.

Kristi: Tani po dridhesh nga mua apo nga ushtrimet që bën?

Marinela: Nga ty.

Kristi: Më ke qejf?

Marinela: Po, të kam qejf dhe nuk është që kam moshën dhe dua të lidhem apo të kem një partner, dua thjesht që t’i marr këto emocione nga ty, je shumë emocionues.

Kristi: Je si një kupë fertiliteti, e ke parasysh që bënin përpara, kështu si pamje?

Marinela: Ja, për këtë arsye kam ardhur këtu tek ti. Ti je një mashkull që di ta bësh për vete një femër.

Surprizë! Lind çifti i parë në “Love Story”, vazhdojnë romancën jashtë programit

Çifti i parë që ka vendosur të vazhdojë lidhjen jashtë “Love Story” është Andi dhe Klaudia. Këtë vendim të tyre, ata e kanë deklaruar mbrëmjen e sotme duke i surprizuar të gjithë.

Andi: Nuk kam asnjë kimi mes vajzave.

Daniela: Më vjen mirë që e the para meje.

Dea: Më vjen mirë që e the sepse nuk humbet kohën tënde.

Andi: Kam një kërkesë për produksionin sepse dua t’i them diçka një vajze.

Alketa Vejsiu: Nuk largohesh nga programi edhe pse nuk ke interes për Dean apo Danielën.

Andi: Klaudia. E di që të erdhi e papritur sepse unë jam një njeri që i bëj gjërat në moment. Na ka përfshirë të dyve ky emocion. Kam parë sinqeritet tek ty. Jam shumë i sigurtë në çdo hap që hedh. Je e vetmja gocë për të cilën kam ndjenjë. Klaudia kam dëshirë që këtë ndjenjë që kemi krijuar në “Love Story” ta vazhdojmë jashtë.

Klaudia: Dua kohën time, por pranoj të të njoh.

Alketa Vejsiu: Ju jeni të emocionuar. Por unë si ngela. Jam shumë e lumtur për ty sepse ke mbetur gjithmonë modeste.

Andi: Dua të bëj një falenderim për një zonjë të nderuar, Vera Grabockën.

Alketas Vejsiu: Çifti i parë që vazhdon romancën jashtë “Love Story”. Ju urojmë shumë fat.

4 fronistët formojnë skuadrat e tyre të dashurisë, surpriza për takimet e radhës

Katër fronistët në spektaklin e sotëm në Love Story në Tv Klan, përveç se kanë treguar zgjedhjet që do të kenë për javën e ardshme kanë formuar dhe skuadrat e tyre të dashurisë.

Dea, Daniela, Xhoni dhe Kristi kanë treguar preferencat e tyre mes konkurrentëve, duke formuar kështu rrethin e tyre të dashurisë.

Dea: Unë mendoj se kam kohë mjaftueshëm dhe e di se cilët janë të preferuarit e mi. Albioni, Algerti, Marjusi, por dua të kem të kem një takim të dytë me Enin.

Daniela: Normalisht Viliani është qershi mbi tortë për mua, më vjen keq Ermiri që nuk është pranë nesh, pa lënë pas tre djemtë e rinj, Xhuljano, Klosaidi edhe Leotrimi. Më pëlqen shumë veprimi që bëri Leotrimi sot dhe siç është ky trëndafil, kështu mu duk ai mua sot.

Xhoni: Në fillim do jetë Anxhi, kam edhe Sellmën që ka pasur shumë durim deri tani, por dhe Rominën që kam kaluar shumë bukur me të. Por një person që është akoma më serioze është Eda. Takimi i radhës do të jetë me Rominën.

Kristi: Gjashtëshja ime është Liljana nuk mungon dot fare, Kleona, Marinela, Mirelën, kemi dhe Xhenin dhe këtë javë do shkojnë me Los Angeles, Nadiezh./tvklan.al