

E papritur në Shije Shtëpie! Katerinës i vjen një surprizë…
Moderatorja dhe gazetarja Katerina Trungu të cilën e shikojmë çdo ditë në emisonin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kishte këtë të premte ditën e emrit. Ndërsa ishte në emision së bashku me të ftuarit ajo mori një surprizë emocionuese.
“Ke ardhur me kaq shpejtësi sa s’po e kuptoj. Mos më thuaj që e ke për mua, O Zot jeni të paparë!”, tha Katerina duke parë Agidën që po i afrohej me një buqetë të madhe me luledielli në duar.
Ermelinda Ndoja: Katerina ka ditën e emrit që ta marrin vesh të gjithë.
Katerina Trungu: Tani, ka ardhur nga mami im kjo, kam përshtypjen unë. Është mami im që ma ka sjellë? Shumë faleminderit! Ju dua shumë!
Ermelinda Ndoja: Jo vetëm e ke emrin të bukur, por je edhe vetë shumë e mirë.
Pas surprizës që emocioni Katerinën nuk munguan as telefonatat nga qytetarë të cilët merrnin vetëm për ta uruar.
“Përshëndetje Katerina! Je shumë e mirë, të ndjek përditë! Ta gëzosh emrin! Vetëm për ty mora sot! Të shikoj përditë nga mëngjesi deri sa e mbyll në orën 12 :00 jam një shikuese e rregullt e emisionit tënd”, u shpreh telefonuesja./tvklan.al