E papritur, një nga ishullorët e Love Island Albania, vendos të largohet përfundimisht nga vila e dashurisë.
Për të zbuluar se cili ka lënë vilën ndiqni episodin e plotë të Love Island Albania, në Tv Klan në orën 18:20. Çfarë ka ndodhur dhe arsyet që e çuan drejt këtij vendimi i zbuloni gjatë episodit.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Instagramit, Love Island Albania ishullorët shihen të tensionuar dhe të mbledhur te një nga ambientet ku merren vendime të rëndësishme në vilë“rrethi i zjarrit”.
Dikush ka vendosur të largohet përfundimisht nga vila dhe ka një komunikim për pjesën tjetër të ishullorëve.
Mos i humbisni episodet e Love Island Albania çdo ditë në orën 18:20 dhe ‘Prime’ çdo të dielë në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania