Një grua e paralizuar nga beli e poshtë në një aksident automobilistik të vitit 2010, i bëri një surprizë të madhe bashkëshortit të saj në dasmën e tyre.

28-vjeçarja, Chelsie Hill u martua me 34-vjeçarin, Jay Bloomfield muajin e kaluar në Hyatt Regency Huntington Beach . Gjatë dasmës së tyre, shihet Hill teksa përdor një karrige me rrota, gjë që e surprizoi shumë  bashkëshortin e saj.

@ashajpg

she said she dreamed of the day she’d look her husband in the eye on their wedding day, and she did that ?

♬ In This Shirt – The Irrepressibles

Këtë histori nusja e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

“Jay ishte  i tronditur që unë po ecja sepse ai nuk e kishte idenë.”

Kur Hill ishte nxënëse e shkollës së mesme në vitin 2010, ajo udhëtoi me një shoqe që ishte në gjendje të dehur. Automjeti goditi një pemë me kokë, duke e lënë Hill të paralizuar nga mesi e poshtë. 

“Pas aksidentit tim, nuk isha i sigurtë nëse do të gjeja dikë që të më donte vërtetë. Ai më ka pranuar plotësisht dhe më ka adhuruar të gjitha pjesët e mia,” tha Hill për Bloomfield./tvklan.al