Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Në një intervistë para nisjes së spektaklit për programin “Daily Love Story”, Drita e parandjeu eliminim, teksa u shpreh se mendonte se ishte ajo që do të eliminohej. Ajo gjithashtu tha se përveç vetes mendon se do të eliminohej edhe Kejda.

“S’kam pasur kontakte me Saimirin, s’kam qenë në takim. U bë një muaj kështu që ndoshta dhe iki. Nuk e di pse mendoj Kejda. Më duket sikur nuk përshtatet shumë me Saimirin”, u shpreh Drita para eliminimit.

Ndërkohë, pas ceremonisë së trëndafilave ajo nënkuptoi që Saimiri do të bëhet pishman që nuk arriti ta njihte si person.

“Tani e kam kuptuar që kam një telepati të tmerrshme. Këto emrat i gjej çdo javë dhe e gjeta edhe veten sot. E prisja deri diku se u bë një muaj dhe nuk kisha fare afrimitet. Mashkulli kur ka interes vjen, kur s’ka s’vjen. Besoj se do jenë të tjerë pishman që nuk arritën të më njohin, por faleminderit deri këtu, mirë është për mua”, tha Drita.

Më tej ajo falenderoi produksionin dhe publikun për mbështetjen në këtë rrugëtim të romancës live.

“Gjëja më e bukur që kam marrë përveç faktit që u bëra pjesë e një produksioni të tillë, është që kam njohur edhe shumë njerëz të mirë, të mrekullueshëm dhe i falenderoj, edhe publikun që gjithmonë më ka votuar. Ishte hera e tretë që dal në treshen më të votuar. Publiku më paska njohur më mirë se Saimiri”, u shpreh Drita.

E pyetur se për cilën vajzë do të bëjë tifo tani që u eliminua, ajo ka përmendur Vivienin.

“Për Vivien jam. Për Saimirin, ishalla e gjen dashurinë e jetës more djalë, se kështu si e ke nisur me gocat…”, deklaroi Drita./tvklan.al