“Nuk është hera e parë që gjuha shqipe sulmohet nga gjuhë të huaja”, kështu është shprehur këtë të shtunë kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan.

Sipas saj, është shumë e vërtetë që jetojmë në një përditshmëri ku flasim shumë gjuhë, por kjo është e pashmangshme. Madje, Krasniqi shprehet se dhe ajo vetë e ndien presionin për të folur në gjuhën e pastër shqipe dhe pa huazuar nga të tjerët.


Orinda Huta: Jetojmë në një përditshmëri, ku flasim në shumë gjuhë. Edhe fëmijëve tanë njëkohësisht nëpër kopshte, e çerdhe, për fat të keq kemi gjuhë, por kjo është mundësia, kjo është forma se si mund të zgjedhim t’i edukojmë në një lloj forme.

Armela Krasniqi: Është e vërtetë, është e pashmangshme.

Orinda Huta: Si mund ta zhbëjmë këtë gjë në të ardhmen pastaj?

Armela Krasniqi: Është e pashmangshme, megjithatë, unë do t’ju them diçka. Nuk është hera e parë që gjuha shqipe sulmohet nga gjuhë të huaja.

Orinda Huta: Për të ikur nga fëmijët, për të shkuar tek vetja, tek ne. Edhe vetë besoj ke filluar të ndihesh pak në presion në siklet.

Armela Krasniqi: Po patjetër. Mos them këtë fjalë, por të them këtë fjalë, pasi dhe unë vetë nuk jam gjuhëtare. Apo, brenda institucionit, se efekti është kështu si domino. /tvklan.al