Në datën 5 Tetor një biznesmen dhe fermer i quajtur David Andahl nga Dakota Veriore është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit.

Ai ishte një kandidat për të fituar zgjedhjet për deputet në Dakota dhe një muaj pas vdekjes së tij, ai arriti t’i fitojë këto zgjedhje duke marrë 35.53% të votave të përgjithshme.

“Ai ka qenë një nënpunës publik për shumë vite dhe mezi priste mundësinë për të shërbyer në legjislaturën e shtetit. Ne jemi të trishtuar që dëshira e tij nuk do të realizohet. Ne ju falenderojmë të gjithë ju që keni mbështetur Davidin në të kaluarën dhe për lutjet tuaja të vazhdueshme”, është shprehur familja e Davidit.

Që nga viti 2000 deri më tani të paktën 5 kandidatë kanë fituar zgjedhjet pasi kanë vdekur. /tvklan.al