Një djalë në Indi, i cili u shpall i vdekur pasi u pickua nga gjarpëri, u përmend në varrimin e tij, vetëm pak momente përpara se të digjej nga familjarët.

23 – vjeçari, i njohur vetëm me emrin Sandeep, kishte shkuar për të mbledhur dru në pyll pranë fshatit të tij Madhya Pradesh, kur u pickua nga zvarraniku.

Ai u dërgua tek një praktikant Tantra (mjek popullor), me shpresën se do të shpëtonte falë metodave tradicionale, por mesa duket kjo nuk funksionoi dhe të bindur se kishte vdekur, familjarët vendosën që t’i digjnin trupin në një prej varrezave të zonës.

Por teksa ishte ndezur zjarri, Sandeep nisi të lëvizte dhe të nxirrte zë. Ky ishte dhe momenti kur familjarët kuptuan se në fakt 23 – vjeçari ishte ende gjallë.

2

Të afërmit e dërguan sërish tek i njëjti mjek popullor, jo në spital. Edhe këtë herë, jeta e tij nuk mund të shpëtohej, kështu “mjeku” e deklaroi të vdekur për të dytën herën.

Trupi i tij u dërgua në spital, ku iu bë ekzamini pas vdekjes.

SnakeOther027D.jpgSimptomat e pickimit nga një gjarpër helmues:

Në rastet më të rënda, simptomat e pickimit nga një gjarpër helmues përfshijnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës dhe humbje të ndjenjave, që mund të shpjegojë përse njerëzit menduan se Sandeep kishte vdekur.

Pickimi i gjarpërit mund të jetë vdekjeprurës, ndaj është e nevojshme që ata që janë pickuar të shkojnë menjëherë tek mjeku (i vërtetë).

Simptoma të tjera përfshijnë:

Marrje mendsh, çoroditje mendore, gjendje të fikti, shok.

Paralizë të muskujve që mund të çojë në probleme me frymëmarrjen.

Paralizë, gjakderdhe nga goja, hunda dhe plagët

Shok dhe të fikët

Dëmtim të veshkave

Të vjella me gjak ose gjak në urinë.

/tvklan.al