Një 29-vjeçar në Velipojë është arrestuar nga forcat “Shqiponja” të policisë pasi kishte përndjekur dhe kishte tentuar të merrte me forcë një 23-vjeçare. Ditmir Juka u ndalua në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër në fshatin Bërdicë.

Ndaj tij kishte bërë denoncim 23-vjeçarja U.Rr., e cila e akuzon se ishte përndjekur prej tij dhe dhunuar fizikisht. Jo vetëm kaq, por Ditmir Juka kishte tentuar ta merrte me forcë, madje kishte goditur edhe babanë 60-vjeçar të vajzës.  

Pas denoncimit të saj, 29-vjeçari u prangos nga forcat Shqiponja. Ditmir Juka akuzohet për “Përndjekja”, “Dhuna në familje”,“Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“. /tvklan.al