Një 70-vjeçare u përplas për vdekje nga një ambulancë në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet. E moshuara ishte në pritje për të kaluar në krahun tjetër kur u godit nga autoambulanca.

Sipas policisë, shtetasi me iniclaet H.G. ka humbur kontrollin e mjetit për arsye ende të paqarta. Edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e traumës e moshuara nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërsa drejtuesi i ambulancës u shoqërua në komisariat.

Tv Klan