Një fëmijë i moshës 9-vjeçare është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë në lagjen “10 Korriku”, në Shkodër.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Makina me targa RO AN 723 që përplasi të miturin me iniciale N.U. drejtohej nga 24-vjeçari A. D. nga Mali i Zi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që shoqëruan në komisariat të riun, ndërsa fëmija është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al