Një 7-vjeçar ka humbur jetën sot në Dibër pasi u përplas nga një automjet teksa po luante në oborrin e shtëpisë së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Maqellarë. Fëmija me inicialet E.XH. mbërriti i pa jetë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin.

Nuk ka ende informacione se kush ishte shofer në makinën që përplasi fëmijën. /tvklan.al