Vjollca, një telefonuese nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ka pësuar një aksident para disa ditësh. Telefonuesja shpjegon se po kalonte rrugën, por nuk e ka parë makinën nga ana tjetër. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë duke i ofruar ndihmën e tij, por fatmirësisht Vjollca ka shpëtuar me dëmtime të vogla.
Vjollca: Më 20 Tetor jam vënë në rrota të makinave.
Aldo: Obobo! Po si je?
Vjollca: Në fakt, duke u ruajtur nga një makinë që po vinte nga Unaza, nuk e pashë makinën tjetër dhe ajo më përplasi e rashë në tokë.
Aldo: Pa zarar të madh?
Vjollca: Ai ndaloi shoferi i shkretë, erdhi, më ngriti, jam vrarë pak se të biesh gjithë atë peshë se jam mosha e tretë, por faleminderit Zotit shpëtova shumë mirë. Pak e dëmtuar nga duart dhe nga këmbët, por ruajta kokën.
Aldo: Mirë me aq!
Vjollca: Falenderoj Zotin! Ai djali ishte shumë i respektuar, më tha “hajde nëne të të çoj në spital”.
Aldo: Çfarë i the ti?
Vjollca: “Të bëjmë një grafi, ndonjë gjë” por unë e pashë veten që isha mirë. Pasojat e tjera po i kaloj me mjekime se jam dërrmuar.
Telefonuesja shton se aksidenti ndodhi rreth orës gjashtë të mbrëmjes. Ajo ndodhej disa metra larg vijave të bardha. “Nuk isha te vizat e bardha, isha 2-3 metra larg”, shpjegon Vjollca./tvklan.al