Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Morinë-Milot. Një makinë me drejtues një shtetas kosovar është përplasur me një motor. Për pasojë drejtuesi i motorit, gjithashtu nga Kosova, ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit. Përplasja ndodhi në fshatin Reps./tvklan.al