E prekur nga Ebola, humb betejën vajza 2-vjeçare



E prekur nga Ebola, humb betejën vajza 2-vjeçare

14:21 25/10/2014 mali_1Në Mali, vajza 2-vjeçare e konfirmuar një ditë më parë si e prekur me virusin Ebola, ka vdekur, thanë autoritetet shëndetësore të shtetit afrikan. Ato po mbikëqyrin të paktën 40 persona të tjerë që kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me viktimën.

OBSH ka përditësuar edhe shifrat e epidemisë, sipas të cilave janë të konfirmuar.

4922 viktima dhe mbi 10 100 raste të të prekurve, kryesisht në 3 shtetet e Afrikës Perëndimore: Sierra Leone, Liberi dhe Guine. Në 8 vende janë shfaqur raste të virusit, ndërsa Senegali dhe Nigeria janë shpallur si të pastra.

Përveç testimit të 2 vaksinave të reja kundër Ebolës, një lajm pozitiv vjen nga Shtëpia e Bardhë, ku Presidenti Barak Obama priti infermjeren 26-vjeçaren Nina Fam. Ajo sapo është shëruar nga sëmundja dhe ishte një nga dy sanitaret e prekura në një prej spitaleve të Teksasit.

Tv Klan






Të ngjashme