Kështu e pritën amerikanët të “Premten e Zezë”, dita e ofertave masive në markete e qendra tregtare, e kthyer në traditë tashmë.

Si çdo vit nuk munguan përleshjet mes qytetarëve, për të rrëmbyer produktet me çmim të ulët.

Kjo dyndje e klientëve ndodhi në një dyqan të Victoria Secret në Tennessi, ku shitësja nuk mundet të kontrollojë turmën.

Por euforia e klientëve për të “Premten e Zezë” rezultoi fatale në Alabama, kur një përleshje përfundoi në përplasje me armë në një dyqan. Agresori vrau një vajzë 12-vjeçare dhe plagosi disa të tjerë.

Më shumë se 116 milionë amerikanë pushtuan qendrat tregtare këtë vit. Bëhet fjalë më numrin më të lartë që prej vitit 2011.

Tv Klan