“Daily Love Story”, një mini-show i cili pason gjithçka që nuk shihet dhe nuk është thënë të hënën në skenën e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur transmetimin e puntatës së dytë, në kanalin zyrtar të TV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus.

Xhesi Muçaj, gazetarja e “DLS”, ka marrë disa mendime e kritika të konkurrenteve, për vajzat e tjera të “Love Story”, teksa nuk kanë munguar edhe opinionet për protagonistin e këtij ‘reality dating show’, Saimirit.

E pyetur se si është ndjerë që mori trëndafilin e parë, Suela shprehet se ishte diçka që e priste, por nuk kishte menduar që do të ishte e para.

“Edhe e prisja por të isha e para jo, nuk e mendoja. Mbase i kam bërë më shumë përshtypje se të tjerat. Mua Saimiri mu duk i njëjti, njësoj që nga fillimi deri në fund me të gjitha vajzat”, tha ajo.

Ndërkohë, e pyetur për puthjen e shumëdiskutuar të konkurrentes Vivien, Suela theksoi se puthja nuk është ndonjë gjë e madhe dhe se nëse edhe ajo do ta kishte menduar diçka të tillë, do ta kishte bërë.

“Puthja nuk është ndonjë gjë e madhe, po ta kisha menduar edhe unë do e bëja. Nëse e unë e ndjej do ta bëj”, u shpreh bukuroshja e Love Story.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al