E puth në buzë që në takimin e parë, njihuni me vajzën që surprizoi Saimirin dhe publikun

E puth në buzë që në takimin e parë, njihuni me vajzën që surprizoi Saimirin dhe publikun

21:30 16/11/2020

Dhurata, emocione dhe gjeste mjaft të guximshme e kanë shoqëruar natën e parë të reality show-t më të ri në ekranet shqiptare, teksa emisioni Love Story në TV Klan ka rezervuar akoma më shumë të papritura.

Kësaj here ka qenë konkurrentja Vivien, ajo e cila ka lënë pa fjalë princin e Love Story, duke i dhuruar atij një puthje në buzë.

Ajo i kërkoi si fillim t’i mbyllte sytë duke i thënë se kishte një surprizë për të dhe më pas e puthi në befasi.

“Më në fund. Unë jam Vivien. Kam një surprizë për ty por duhet të të mbyll sytë”, tha ajo teksa i lidhi sytë me një shami të zezë dhe më pas i dhuroi puthjen.

Mes të qeshurash Saimiri i thotë se kjo ishte surpriza më e këndshme e mbrëmjes.

“Vivien, ishte surpriza më e këndshme për sot. Normal, jam unë ai që e marr iniciativën, por më pëlqen që edhe një vajzë të jetë e guximshme”, i thotë Saimiri pasi heq shaminë nga sytë.

Vivien është një vajzë 27-vjeçare nga qyteti i Durrësit.

Profesioni i saj është menaxhere marketingu dhe ajo shprehet se çdo gjë në jetë e ka ndërtuar vetë.

Në fillim familja nuk kanë qenë dakord që Vivien të jetojë larg saj, por pas 9 vitesh ata janë shumë krenarë për të.

Ajo tregon se puna që bën i jep shumë kënaqësi, pasi merr energji pozitive. Sportet që pëlqen më shumë janë volejbolli dhe basketbolli./tvklan





Të ngjashme