“E putha për bamirësi”, Kristi “plas bombën” për Marinelën




“E putha për bamirësi”, Kristi “plas bombën” për Marinelën

18:42 17/03/2022

“Si rrodhja pas bishtit”, sherr mes Rominës dhe Marinelës

“Love Story Talk” është shoqëruar me një debat mes Rominës dhe Marinelës këtë të enjte. Gjithçka ndodhi pasi Marinela tha se Jonny-t i pëlqejnë t’i shkojnë vajzat nga pas.

Marinela: U afrua Romina për ta puthur, jo Jonny. Të pëlqejnë që të të vijnë vajzat nga pas? Ça je ti?

Romina: Unë nuk i vij Jonny-t nga pas se e dëgjova dhe në puntatën e kaluar. Nuk i vij unë Jonny-t nga pas, jemi të dy…

Sellma: Që ti je shumë më e dhënë se sa Jonny kjo është e sigurt dhe duket qartë.

Romina: Nuk jam si ty që i vete Kristit kudo që është si ajo rrodhja pas bishtit.

Marinela: Jam kundër që ta puthë femra e para.

“Po vdisje për puthje”, Kristi nxjerr blof Marinelën

Gjatë programit “Talk Love Story” në Tv Klan, Marinela, një prej konkurrenteve vajza, e pyetur nga opinionistja Xhensila Pere se kush e kishte dhënë puthjen i pari në takimin e saj me Kristin ajo është përgjigjur se ka qenë ai.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kristit, i cili e ka mohuar këtë deklaratë në lidhje me puthjen me Marinelën duke lënë të kuptohet se ajo e ka rrëmbyer atë puthje. “Ti po vdisje për atë puthje”, ka thënë mes të tjerash konkurrenti.

Kristi: Nuk është e vërtetë që ia dhashë puthjen i pari. Nuk është e vërtetë.

Marinela: Je gabim po mashtron. Mos mashtro tani. Ti më je afruar dhe nuk të kam puthur unë e para.

Kristi: Nuk e dhashë unë i pari. Turp të kesh që thua këtë që e dhashë unë i pari.

Marinela: Turp të kesh ti që mashtron. Mos më acaro tani.

Kristi: Po vdisje për puthje në atë moment.

Marinela: Ti po vdisje për të m’u afruar në ato momente, madje dhe je eksituar.

Kristi: Të them të vërtetën unë atë puthje e dhashë për bamirësi. Vetëm për bamirësi dhe tani po qesh, por është e vërtetë.

Marinela: Ne nuk jemi puthur tamam dhe ka qenë një baby kiss. 













Të ngjashme