Një i ri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vrarë nga një fis i rrezikshëm i quajtur Andaman në Indi.

Peshkatarët që e morën të riun në ishullin “North Sentinel”, thanë se anëtarët e këtij fisi e qëlluan me shigjeta dhe e braktisën trupin e tij në plazh.

Amerikani është identifikuar si John Allen Chau 27 vjeç nga Alabama. Kontakti me fiset Andaman që jetojnë totalisht të izoluar nga bota e jashtme, është e paligjshme për shkak të rreziqeve nga sëmundjet. Shtatë peshkatarë janë arrestuar, të cilët i ofruan transport ilegal të riut në ishullin ku banojnë fiset Andaman.

Në vitin 2017, qeveria indiane nxorri një ligj që ndalon fotografimin apo videot ndaj pjesëtarëve të këtyre fiseve. Në rast të kundërt, kjo dënohet me burgim deri në 3 vite. /

tvklan.al