E qeshura dhe ndikimi i saj në përballimin e ngjarjeve stresuese


E qeshura dhe ndikimi i saj në përballimin e ngjarjeve stresuese

15:00 03/08/2020

Një studim i ri ka bërë të ditur se njerëzit që qeshin shpesh në jetën e tyre të përditshme, mund të përballojnë më mirë ngjarjet stresuese.

Hulumtimi është kryer nga Universiteti i Bazelit dhe bëri të ditur se njerëzit zakonisht qeshin 18 herë në ditë, përgjithësisht gjatë ndërveprimeve me njerëzit e tjerë. Sipas studimit, femrat buzëqeshin më shumë se meshkujt.

Studiuesit e Psikologjisë Klinike dhe Epidemiologjisë në Universitetin e Bazelit u ndalën tek ndikimi i të qeshurës në ngjarjet stresuese të jetës së përditshme dhe simptomat fizike dhe psikologjike të stresit.

Sipas hulumtimit, individët që qeshnin shpesh i përballojnë situatat e vështira me më pak stres. Shumë e rëndësishme konsiderohet edhe shpeshtësia e të qeshurit dhe intesiteti i saj./tvklan.al




Të ngjashme