U konsiderua “Konçita shqiptare” dhe gay për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës.

Në një lidhje direkte me Skype në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Mirudi thotë se nuk veshja e tij në festival nuk ka qenë fustan dhe orientimi seksual që ka nuk duhet të shqetësojë askënd.

Mirudi: Nuk është puna nëse jam gay apo jo, ka qenë problemi i veshjeve, shumë njerëz nuk e kanë ndjekur as performancën, shumë paragjykime, kam marrë kërcënime të mëdha, shumë njerëz kanë menduar që kam veshur fustan, kur në fakt unë kam veshur pantallona. Unë në asnjë performancave nuk kam veshur fustan, kështu që shumë njerëz janë ofenduar nga unë.

Arian Çani: Nuk janë ofenduar. Të kanë quajtur gay në rrjetet sociale.

Mirudi: Po më kanë quajtur gay, më kanë quajtur femër, më kanë quajtur “Konçita e Shqipërisë”. Siç thashë unë nuk kam veshur fustan. Edhe po të vishja fustan nuk është problem se ne kemi veshje tradicionale që meshkujt kanë, por që nuk kam veshur fustan në asnjë prej netëve. Edhe portalet më kanë akuzuar se kam veshur fustan apo se jam Konçita, kur në fakt Konçita është transgjinore dhe unë nuk jam transgjinore. Kështu që unë jam mashkull, kam marrë ofendime të mëdha. Jam zgjuar çdo mëngjes, çdo ditë të festivalit, me mesazhe a je femër, a je mashkull, a je gay apo je straight. U bë një temë shumë e gjatë.

Arian Çani: Po në fakt ti e ke deklaruar identitetin tënd seksual? Ti je gay faktikisht?

Mirudi: Unë mendoj që ajo nuk është punë e askujt, unë në festival kam ardhur të bëj performancën. Kështu që ajo nuk ka të bëjë asgjë më seksualitetin e dikujt. /tvklan.al