Presidenca dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u përfshinë në një replik gjatë emisionit Opinion në Tv Klan.

Teksa ministrja Spiropali ishte një lidhje direkte për emisionin Opinion, në Facebook ka reaguar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili e ka quajtur “të çmendur”.

“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E. E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave”, shkruan Tedi Blushi.

Blendi Fevziu e lexoi live në emision këtë deklaratë të zëdhënësit të Presidencës, ndërsa ministrja Spiropali u përgji duke thënë: “Ajo deklaratë është përfaqësimi më i turpshëm i Presidentit që përdor një zëdhënës si një fshikullues Facebooku për kundërshtarët. Ajo gjuhë drejtuar një politikani, një grua tregon dëshpërimin e tyre. Bëni dallimin. Presidenti i Republikës na quan regjim, na quan bandit. Ne respektojmë institucionet”.  /tvklan.al