Amanda Gorman recitoi poezi në inaugurimin e Presidentit Joe Biden

Amanda Gorman është bërë poetja më e re që ka interpretuar në një përurim presidencial, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkim në poezinë e saj.

“Kur të vijë dita, ne pyesim veten se ku mund ta gjejmë dritën në këtë hije të pafund? Ne kemi parë një forcë që do të shkatërronte kombin tonë në vend se ta ndante atë. Dhe kjo përpjekje pothuajse pati sukses. Ndërsa demokracia mund të vonohet ajo kurrë nuk mund të mposhtet përgjithmonë”.

Në poezinë e saj, Gorman e përshkroi veten si një vajzë e zezë e dobët dhe e rritur nga një nënë e vetme Laureatja e parë e cila vjen nga Poetët Kombëtare të Rinisë në Amerikë mori një vëmendje shumë të madhe gjatë inagurimit të Joe Biden. Leximi i Gorman u vlerësua gjerësisht.

Aktorja amerikane Oprah Winfrey shkroi në Twitter se ajo nuk kishte qenë kurrë krenare dhe kjo vajzë ua mbushi zemrat të gjithë amerikanëve. Ish-Zonja e Parë Michelle Obama vlerësoi fjalët e forta dhe prekëse të Gorman duke shtuar se të rinjtë nga komunitete të tilla duhen vlerësuar më shumë se kurrë.

Politikania amerikane dhe aktivistja e të drejtave të njeriut Stacey Abrams tha se poezia ishte një frymëzim për të gjithë. Ish-kandidatja për Presidente Hillary Clinton shkruajti në Twitter se Gorman ka premtuar që do të kandidojë për presidente në 2036 dhe kjo do të jetë një arritje e madhe duke u bërë e para grua me ngjyrë që do të hedhi kandidaturën.

E lindur në Los Anxhelos në 1998, Gorman ka një problem në të folur por pavarësisht kësaj ajo i mahniti të gjithë. Në moshën 16-vjeçare ajo u bë poetja e parë në organizatën e poetëve të rinj në Los Angeles që fitoi një çmim prestigjoz.

Tre vjet më vonë, ndërsa studionte sociologji në Harvard, ajo u bë Laureate Kombëtare e Poeteve. Amanda Gorman botoi librin e saj të parë në 2015 ku fliste rreth rezervave ushqimore të cilat janë të pamjaftueshme në të gjithë botën. /tvklan.al