Një vajzë e re mbeti pothuajse tullace, sepse flokët e saj nisën të bien në tufa të mëdha pasi bëri dush.

Taffy Jo Timm, 44 vjeçe nga Wisconsin, SHBA  mendon se dikush ka zëvendësuar kremin e flokëve të vajzës së saj, Ashley me një krem ​​depilues kimik, siç është Nair ose Veet. E reja vendosi në këtë mënyrë të rruajë flokët e saj, duke i bërë tullac, pasi filluan ti binin me tufa menjëherë sapo doli nga dushi.

Ashley përpara se të qethte flokët

Ashley e kishte blerë shampon e saj Pantene Pro-V disa ditë më parë në një dyqan Walmart në afërsi të shtëpisë së saj  dhe në momentin që e përdori ndjeu një aromë të keq pasi doli nga dushi. Kështu ajo vendosi të lahej sërish, teksa flokët e saj binin me tufa.

E reja përdori sërish kremin duke mos e ditur që ishte një krem depilimi dhe flokët vinin sërish erë të rëndë dhe filluan të binin akoma më shumë.

Nëna e saj ka shkruar në faqen GoFundMe lidhur me ngjarjen: Sapo vajza mbaroi dushin ndjeu një aromë të keqe që vinte nga flokët dhe ajo përsëri hyri në dush dhe filloi ti lante përsëri, por flokët e saj filluan të binin në tufa të mëdha. Mendoj se dikush i ka zëvendësuar kremin e flokëve me një krem depilimi.

Ashley shkoi menjëherë në spital pasi kishte djegie të skalpit të kokës, por mjekët nuk kishin se çfarë ti bënin. Më vonë ajo vajti në një parukeri dhe i qethi flokët duke u bërë tullace dhe tani është duke menduar për të blerë paruke. /tvklan.al