Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ndërsa bëhet fjalë për një familje shqiptare. Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar pas një ankese të nënës së tij, 57 vjeçe, në polici, se ishte dhunuar seksualisht.

Mesditën e së premtes në stacionin qendror të policisë në Selanik mbërriti një telefonatë, ku gruaja shqiptare 57-vjeçe denoncoi djalin e saj, që pasi e kishte rrahur e kishte përdhunuar.

Referuar deklaratave të saj, 29-vjeçari kishte shkuar mëngjesin e së premtes në gjendje të dehur.  Më pas kishte sulmuar nënën e tij duke abuzuar me të seksualisht.

Sipas mediave greke 29-vjeçari nuk njihet si person me probleme mendore, ndërkohë që gruaja 57-vjeçare është në gjendje të rënduar psikologjike./tvklan.al