Një vajzë 15-vjeçare nga Amerika ka vrarë veten aksidentalisht për shkak të një sfide të re që po qarkullon në “Tik Tok”.

Chloe Phillips vdiq nga mbidoza e medikamentit Benadryl në 21 gusht në Oklahoma City, Oklahoma. Historia e saj u bë kryefjalë e lajmeve në fillim të kësaj jave, ku familja e saj paralajmëroi të mos e provonin këtë sfidë vdekjeprurëse.

Benadryl është një medikament pa recetë që trajton alergjitë dhe ftohjen. Por sipas ekspertëve, konsumimi në sasi të mëdha mund të shkaktojë dhe vdekje. Një ekspert për mediat e Oklahoma është shprehur se adoleshentet mendojnë se ky medikament jep efektet e marijuanës, por kjo nuk është e vërtetë.

Të rinjtë pasi e konsumojnë Benadryl, mund të përjetojnë  halucinacione dhe efekte të ngjashme me droga të jashtëligjshme. Nën këto afekte ata filmojnë veten dhe e publikojnë në Tik Tok.

Scott Schaeffer, drejtor i Qendrës Oklahoma për Informacione nga Helmet dhe Drogat është shprehur për një media të huaj se kjo metodë mund të shkaktojë një rrezik të madh për jetën. Në fillim mund të pësojnë kriza e më pa sëmundje në zemër. Zemra ka tendencë të dalë nga ritmi dhe të mos pompojë gjak në mënyrë efektive. /tvklan.al