Një dado 24-vjeçar në inat e sipër vrau një djalë 1-vjeçar i cili kishte për qëllim të kujdesej për të, ndërkohë që e mamaja e fëmijës ishte në punë. Ai përdori një lëvizje mundjeje për ta gjuajtur djalin e vogël që kishte grisur një jastëk.

Marvin Rex Lake, 24 vjeç, është akuzuar për vrasje, një vepër që mund të dënohet me dënim me vdekje për vdekjen e vogëlushit Ahren Joshua DeHart.

Kur u mor në pyetje në fillim Lake, nga qyteti amerikan i El Paso, Texas u tha detektivëve se ai nuk e kishte ide se si Ahren pësoi dëmtime duke përfshirë një kafkë të thyer, dëmtim të trurit dhe hemorragji të mushkërive.

Por më vonë ai pranoi se kishte përdorur lëvizje mundjeje për ta gjuajtur pasi Ahren kishte grisur një jastëk.

Një deklaratë gjyqësore e marrë nga “KFOX 14” pretendon se Lake i ka thënë policisë se ai kishte një zemërim të madh dhe nuk e dinte forcën e tij.

I dyshuari se ka thënë: Unë nuk e lëndova kokën e tij. Unë vetëm i shkaktova lëndime të brendshme.

Lake po kujdesej për Ahren dhe dy fëmijë të tjerë të vegjël në 12 Prill, ndërkohë që nënat e tyre ishin në punë.

Nëna e fëmijëve të tjerë kishte bërë një video telefonatë me Lake dhe vuri re se Ahren dukej se ishte mirë, por qante dhe ishte i shqetësuar, tha policia.

Pak më shumë se katër orë më vonë, Lake ka telefonuar të ëmën e Ahren dhe e njofton se ai nuk ishte mirë. Nëna e Ahrenit e cila punonte në një spital, e gjeti atë pa ndjenja, pa reagim dhe duke mos marrë frymë siç duhet. Edhe dy fëmijët e tjerë që Lake kishte nën kujdestari kishin lëndime, sipas policisë.

Ahren u shtrua në spital në një gjendje kritike dhe u lidh me makineritë për ta mbajtur në jetë, por vdiq në 16 Prill.

Mjekët në Spitalin e Fëmijëve El Paso zbuluan se djali vdiq nga dëmtimet që ishin jo aksidentale. Detektivët arrestuan Lake pas vdekjes së vogël. Ai mund të dënohet me vdekje ose me burgim të përjetshëm. /tvklan.al