Një fëmijë i vogël vdiq brenda një lavatriçe pasi kishte filluar procesin e saj të larjes. Policia në Christchurch, Zelandë e Re nuk po e trajton vdekjen si të dyshimtë, por po heton se si fëmija u fut në lavatriçe ndërkohë që ishte në punë, raporton Stuff.

Kjo tragjedi ndodhi në periferi të Hoon Hay të premten në orën 5 pasdite, duke tronditur komunitetin lokal.

Këshilltarja e lagjes Spreydon, Dr Melanie Coker e përshkroi lajmin si “absolutisht zemërthyer” dhe i dërgoi ngushëllimet e saj familjes.

“Një person u plagos dhe u dërgua në spital ku më vonë vdiq. Policia po bën hetime për rrethanat e vdekjes”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Kryetarja e Bordit të Komunitetit të Waihoro / Spreydon-Cashmere Karolyn Potter shprehet: “Ky është një trishtim për të cilin nuk flitet dot”.

Një fatalitet i ngjashëm u raportua në Orlando në Florida, SH.B.A., në Gusht të 2019 kur një vogëlush arriti të futej brenda lavatriçes.

Cory Burkarth i Departamentit të Policisë në Orlando tha në atë kohë: Sapo ai hyri brenda dera u mbyll, ose e ka tërhequr vetë derën ose e ka mbyllur motra apo vëllai, kështu ai humbi jetën nga oksigjeni.

Një djalë 2 vjeç vdiq në spital 24 orë pasi ra dhe u mbyt brenda një lavatriçe, në Oregon në Shtetet e Bashkuara në vitin 2012. /tvklan.al