Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 28-vjeçare ka humbur jetën ndërsa një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin e quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur dhe si pasojë ka aksidentuar L. H. 28 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës, si dhe është dëmtuar D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes. /tvklan.al