Plagoset i vëllai i saj dhe një grek që i shoqëronte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë ndaj ish të dashurës së tij 26-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria.

E reja po lëvizte me makinë së bashku me vëllain e saj dhe një shtetas grek kur është qëlluar. Për pasojë mbetën të plagosur vëllai i saj dhe shoku i saj, të cilët kanë plagë të rënda.

Sipas mediave, policia greke po heton mbi motivet e këtij konflikte teksa deri tani nuk bëhet me dije identiteti i 36-vjeçarit nga Shqipëria, autor i sulmit me armë.

Tv Klan